Irani, para për kreun e kabinetit Karzai

24/10/2010 10:35

Irani derdh rregullisht shuma të konsiderueshme parash për kreun e kabinetit të presidentit afgan Hamid Karzai, Umar Daudzai, për të garantuar një influencë në pallatin presidencial.

Lajmin e ka bërë të ditur New York Times.

Shumat, prej miliona dollarësh, do të shërbenin për prishjen e marrëdhënieve mes afganëve dhe aleatëve të tyre ameikanë dhe NATO-s.

Paraja derdhet në një fond sekret që Daudzai e Karzai përdorin për të blerë favoret e deputetëve, krerëve të fiseve dhe drejtuesve talebanë, shkruan NYT.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA