Iran, i prihet dora një hajduti

24/10/2010 13:55

Një burri 32 vjeçar, i dënuar tre herë për vjedhje, i është prerë dora në burgun iranian të Yazd, në qendër të vendit.

“Do t’i shërbejë si leksion hajdutëve të tjerë”, ka shpjeguar gjykata iraniane, që më pas konfirmoi se “prerja e duarve do të vazhdojë për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe pronën e tyre”.

Një rast i tillë ndodhi edhe javën e shkuar.

Prerja e dorës, sipas mediave lokale, ndodhi në burg në sy të të burgosurve të tjerë të dënuar për vjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA