Edi Rama i jep fund beqarisë

24/10/2010 18:35

Edi Rama i jep fund beqarisë së tij relative duke u kurorëzuar në martesë me Lindita Bashën.

Ceremonia e martesës nisi rreth orës 16 dhe zgjati deri në orën 18 e 30.

Në dasmën e Ramës morën pjesë rreth 600 të ftuar, ndërmjet tyre politikanë, miq e të aferm, akademikë dhe njerëz të thjeshte.

Rama zgjodhi të kurorëzojë martesën e tij në një ceremoni koktejl ku përveç pijeve të ndryshme spikati kuzhina shqiptare dhe ajo internacionale.

Muzika që shoqëroi këtë event të rëndësishëm, ishtë përzgjedhur nga vitet ‘70 si Celentano, Batisti, Bitellsat e të tjerë.

Ndërkohë, një natë më parë është zhvilluara një darkë me familjarë ku kanë qenë të pranishëm, djali i Edi Ramës, Gregu dhe vajza e Linda Bashës, Rea.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA