Birmani, mijëra në arrati nga cikloni

24/10/2010 12:55

Cikloni Giri që ka goditur bregun perëndimor të Birmanisë, ka detyruar mijëra persona të braktisin shtëpitë e tyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa rezidentë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion për dëme apo viktima.

Një funksionar i Ministrisë së Fatkeqësive Natyrore, ka folur për një vajzë të vrarë nga rrëzimi i një peme.

“Jemi ende duke vlerësuar bilancin e dëmeve dhe viktimave. Ndërkohë vazhdojmë të dërgojmë ndihma nëpërmjet detit dhe tokës”, është shprehur funksionari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA