Çeki, mazhoranca e senatit në të majtë

24/10/2010 14:20

Partia Socialdemokrate, në opozitë në Republikën Çeke, ka marrë mazhorancën e senatit në turin e dytë të zgjedhjeve të zhvilluara të premten dhe dje për të rinovuar një të tretën e parlamentit.

Lajmin e ka bërë të ditur BBC online.

Zgjedhësit u thirrën për të votuar 27 nga 81 senatorë dhe e majta ka tani 41 vende.

Fitorja e socialdemokratëve mund t’i lejojë atyre të frenojnë planin e ringritjes ekonomike të qeverisë dhe dërgimin e më shumë trupave në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA