Vizat, Fajon: Kujdes me kufizimet

23/10/2010 15:00

Tanja Fajon, europarlamentarja më e njohur dhe më e dashur për shqiptarët, pak kohë pasi loboi për vendimin pozitiv të Parlamentit Europian për heqjen e vizave në Shqipëri, tani, po pret së bashku me shqiptarët vendimin përfundimtar të Brukselit me 8 nëntor. (UPDATE)

Këtë ditë ajo e cilesoi ne nje takim me te rinj dhe studente ne Tirane, si nje dite historike per Shqiperine, qe sipas saj, punoi fort dhe e meritoi vendimin per heqjen e vizave.

“Ne do t’i japim fund procesit perpara Krishtlindjeve, ne menyre qe shqiptaret te levizin te lire, gjate pushimeve te dimrit dhe ky do te ishte nje lajm  i shkelqyer. Do te ishte nje lajm i shkelqyer, sepse te vizitosh miqte dhe familjen gjate pushimeve te dimrit eshte vertet fantastike dhe une e di mire kete”, tha Fajon.

Qendrimin ne Tirane, e ftuar nga Levizja Europiane ne Shqiperi, europarlamentarja Fajon e ka shfrytezuar edhe per te ndergjegjesuar shqiptaret qe te respektojne rregullat per levizjen pa viza.

Nje apel ky qe vjen pak dite pasi Komisioni Europian ka paralajmeruar me ane te nje letre se mund te riktheje regjimin e vizave, per shkak te numrit ne rritje te personave qe kane kerkuar azil.

“Nje gje qe dua te theksoj eshte se udhetimi pa viza do te thote se ekzistojne edhe disa detyrime dhe disa kufizime. Qytetaret ne Shqiperi duhet te dine se liberalizimi i vizvae nuk do te thote qe ata te shkojne jashte shtetit, te kerkojne per pune, te kerkojne shtetesi apo azil. Dhe eshte shume e rendesishme qe per kete te jeni te ndergjegjshem, sepse, nese pas tre muajsh, ju do te qendroni ilegalisht ne ndonje vend, ju do te perballeni me shume veshtiresi dhe keto vende do t’i kthejne mbrapsht keta njerez. Duhet te jete e qarte se kjo mundesi nuk duhet te keperdoret”, tha Fajon.

Duke e konsideruar levizjen e lire nje hap te rendeishem drejt integrimit europian te vendit, europarlamentarja Fajon kishte nje apel edhe per politikanet shqiptare.

“Jam e sigurte se Shqiperia do te vazhdoje ne rrugen e integrimit dhe u bej apel politikaneve pergjegjes ne vend te jene vertet te angazhuar per kete, te bisedojne me njeri-tjetrin dhe te punojne per te miren e qytetareve te tyre”, theksoi europarlamentarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA