Tryeza, BE dhe SHBA negociuan takimin

23/10/2010 08:30

Dy surpriza kanë shënuar kronikën politike të ditës së djeshme. Marrja pjesë e liderit të opozitës, Edi Rama, në tryezën e iniciuar nga kryeministri Berisha për reformën zgjedhore dhe nisjen e menjëhershme të procesit të hetimit të zgjedhjeve.

Rastësia e kësaj “paqeje”, ku luanët e politikës pranojnë të ulen në një tryezë, ka ardhur fill pas presionit të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Madje, burime pranë dy kampeve politike pohojnë për “Shqip” se presidenti i BE-së, Herman van Rompuy dhe zv.ndihmëssekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Thomas Countryman, kanë qenë decizivë në uljen në një tryezë të Berishës dhe Ramës.

Dhe takimi ka nisur menjëherë “majë më majë”, ku kreu i PS-së, Edi Rama, sapo ka hyrë në sallë ka lëshuar edhe batutën: “Më thanë se bëhej fjalë për një tryezë të rrumbullakët, por kjo vetëm e rrumbullakët nuk është”.

Kryeministri Berisha ka zgjatur dorën për të takuar kreun e opozitës, madje është larguar edhe për t’i krijuar hapësirë kryetarit të PS-së për t’u ulur pranë tij.

Opozita kishte mohuar dy ditë më parë tryezën e partive parlamentare për reformën zgjedhore. Por nga kjo tryezë kreu i PS-së i ka dorëzuar Kryeministrit Berisha ofertën e tij politike për daljen nga kriza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA