Deputeti socialist Vangjel Tavo, i cili deklaroi largimin nga grupi parlamentar pak kohë më parë, zhvilloi një takim me elektoratin e vet në Gjirokastër ku theksoi se në këtë qark,votat e Partisë Socialiste nuk janë vjedhur, por janë shitur.
“Specialistët e manipulimit kanë hedhur baltë mbi mua dhe kanë dërguar mesazhe të kryetari i PS-së, Edi Rama”, tha Tavo.
Sipas tij në këtë forcë politike Rama e ka gjetur dhe ai do të vazhdojë të jetë socialist, pavarësisht se është larguar nga grupi parlamentar.
“I kam parashtruar Ramës kushte për t’u rikthyer në grupin parlamentar, dhe nëse ato nuk do të plotësohen deri më datë 29 tetor, atëherë unë do të jem vetëm në shërbim te elektoratit që më ka votuar”, tha Tavo.
Top Channel