Riciklimi i mbetjeve, ambientalistët: Të ndalohen

23/10/2010 16:20

Të gjitha shoqatat ambientaliste në vend kanë nënshkruar një promemorie, ku i kërkojnë qeverisë pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, mbi listën e gjelbërt të mbetjeve që duhet të importohen.

“Te shohim listen e Konventes se Bazelit me mbi 200 elemente me mbetjet e rrezikshme nga centralet berthamore. Ketu jemi para nje fakti qe ne shoqeri civile na del si detyre te kerkojme anulim vendimi”, thotë ambientalisti Lavdosh Ferruni.

Ambientalistet kane saktesuar se nuk eshte respektuar Konventa e Arhusit, sipas te ciles transparenca me publikun eshte kusht ne miratimin e ketyre vendimeve. Sazan Guri ne kete takim ka pretenduar edhe se shume produkte te dala nga riciklimi sic jane edhe qeset mund te kene perberje me elemente toksike

“Krimi më i madh që i bëhet një populli që me qese të ricikluara jepen produktet ushqimore si bulmeti, ndërkohë që qese të tilla duhet të jenë për përdorim të dytë për lule, plehra, mbetje”, thotë Guri.

Perfaqesuesit e Ministrise se Mjedisit, kane sqaruar se ky vendim rregullon ligjin mbi importin e mbetjeve dhe i hap rrugen Shqiperise qe deri ne 2015 te ricikloje nje pjese te madhe te mbetjeve ne vend

“Nese bashkia do te arrije t’i ndaje, keto mbetje te ndara do te shiten ne treg dhe bashkia do te fitoje me shume te ardhura”, drejtori i Përgjithëm i Politikave, Pëllumb Abeshi.

Zevendesministri i Mjedisit ka saktesuar se do te  vitin e ardhshem te gjitha njesite vendore do te jene te detyruara te aplikojne ndarjen e mbeturinave ne burim dhe sipermarrjet private do te luajne nje rol te rendesishem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA