Peshkopi, vrasje për gjakmarrje

23/10/2010 19:10

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dibër, e cila sipas policisë mendohet se ka ndodhur për gjakmarrje.

Një 48 vjeçar është qëlluar me breshëri automatiku ndërsa ndodhej në breg të lumit Drini i Zi duke transportuar materiale inerte për disa punime që po kryente në shtëpinë e tij.  

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Kushtelenxë.

Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur, dule lënë të pajetë viktimën në breg të lumit.
 
Policia është vënë në ndjekje të tij ndërsa konfirmohet se bëhet fjalë për një hasmëri të vjetër.

Megjithatë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA