Pano: Ngërçi dëmton imazhin e Shqipërisë

23/10/2010 08:45

Profesori i njohur i historisë në Western Illinois University, shqiptaro-amerikani Nikolla Pano, deklaroi në një intervistë për “Shqip”, se kriza politike në Shqipëri ka krijuar një problem për imazhin e Shqipërisë në botë, por edhe ka hapur një ndarje të thellë brenda shqiptarëve.

Gjatë një ndërhyrje të tij në konferencën ndërkombëtare, “Reflektimi për Demokracinë dhe Shtetin në Shqipëri”, profesor Pano, duke debatuar me deputetin e Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, theksoi se Shqipëria ende mbetet vendi më i pazhvilluar në Europë dhe ka probleme serioze me demokracinë, korrupsionin, por edhe nuk ka zgjidhur çështjen e pronave, që është thelbësore për thithjen e investimeve të huaja.

Ndërkaq, në intervistën për “Shqip”, profesor Pano thekson se do të duhet që sa më shpejt të zgjidhet çështja e ngërçit politik, duke bërë të mundur hetimin e zgjedhjeve dhe arritjen finale që në vend të mbahen zgjedhje të ndershme.

Profesor Pano, i cili është një nga autoritetet e rëndësishme në SHBA si ekspert për çështjet shqiptare dhe ato të Europës Lindore, deklaroi se partitë politike në vend do të duhet që të aplikojnë demokracinë e brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA