Ngjela: Oferta, mundësia e fundit për qeverinë

23/10/2010 14:25

Opozita e Bashkuar përmes një prej pjesëtareve të saj kryetarit të Partise për Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela ka bërë të ditur se draft dokumenti i dorëzuar nje dite me pare nga kreu i PS-se, Edi Rama eshte oferta dhe mundesia e fundit e qeverise aktuale per t’i dhene zgjidhje krizes politike.

“Nuk kemi se e mohojme nje dhenia mundesie per hetim parlamentar deri me daten 8 nentor. Une kam pershtypjen qe drafti i ri eshte nje forme e re ultimative, ne kuptimin politik te fjales, qe do te thote se pas kesaj hapesire nuk ka me asnje lloj hapesire per te biseduar. Pas kesaj kohe do t’i drejtohemi opinionit publik per protesta ose do te kemi ardhjen e zgjedhjeve te reja”, tha Ngjela.

Zoti Ngjela tha se data 8 apo 9 nenetor do te shenoje fundin e ofertes se dhene dhe rinisjes e protestave qe sipas tij mund te kthehen ne nje revolte popullore qe do te largoje me cdo kusht qeverine aktuale.

Por pavaresisht paralajmerimeve te opozites, Levizja Socialiste per Integrim ka kerkuar nga socialistet te japin kontributin e tyre real ne reformen zgjedhore dhe te mos behen pjese e tryezes vetem per show mediatik e politik.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ftoi lidershipin socialist të kuptojë dhe më në fund të bëhet pjesë në këtë proces të rëndësishëm, që nuk është i rëndësishëm për interesat e një partie, po është i rëndësishëm për standardet evropiane në të cilat duhet të mbërrijë Shqipëria edhe në realizimin e  zgjedhjeve.

“Është i rëndësishëm kontributi dhe angazhimi i tyre edhe për t’iu përgjigjur pozitivisht angazhimit, sakrificave, përkushtimit të anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së, të cilët nuk e  meritojnë të jenë jashtë proceseve integruese, nuk e meritojnë të mbeten jashtë proceseve që i kontribuojnë ecurisë me ritmin më të shpejtë të reformave në të cilat është përfshirë vendi, që nuk e meritojnë që lidershipi socialist të bllokojë projekte serioze dhe të rëndësishme të asistencës së qeverisë së SHBA-së, apo të bllokojë të tilla nisma dhe iniciativa që lidhen me standardet demokratike dhe evropiane të zgjedhjeve”, tha Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA