Londër, 16 vjeçari vritet në park

23/10/2010 20:50

Një djalë 16-vjeçar është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër, 15 vjeçar, është plagosur në stomak në parkun Plaistow, në Londër.

Dy djemtë po rrinin në park së bashku me disa miq të tyre kur papritur dy njerëz me pistoletë dhe të maskuar kanë filluar të qëllojnë.

Një nga plumbat e ka zënë në gjoks 16-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shoku i tij është goditur në bark dhe është dërguar menjëherë në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA