Libi, Chavez në Tripoli

23/10/2010 21:15

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez ka mbërritur në Libi në kuadër të përforcimit të lidhjeve ekonomike të Venezuelës me vende të Europës Lindore dhe të Lindjes së Mesme.

Chavez ka takuar liderin Gheddafi të cilin e ka cilësuar si “mikun e tij dhe shok revolucioni”.

Më pas, Chavez ka marrë çmimin “Honoris Causa në Ekonominë Humane” nga rektori i Akademisë së Studimeve të Larta të Janzur (Tripoli).

Nesër, Hugo Chavez do të jetë në Portugali, etapa e fundit e turit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA