Greqi, operacion antidrogë, tre shqiptarë në pranga

23/10/2010 13:55

Një operacion i policisë greke mbrëmjen e së premtes u konkretizua me shkatërrimin e një organizate që tregtonte lëndë narkotike në kryeqytetin helen, Athine.

Sipas policisë së Athines,në pranga rane tre shtetas shqiptare 23, 33, 35 vjec dhe nje shtetase ruse 20 vjec.Operacioni u krye ne lagjen Galaci,ku ne nje banese te organizates u gjeten 86 kilograme kanabis,nje peshore elektronike, ndersa ne nje banese tjeter te saj,u gjeten 15 kilograme kanabis,610 grame kokaine dhe nje sasi heroine.

Policia thote se ka vene ne kerkim dhe tre anetare te tjere te bandes edhe keta shqiptare.Te arrestuarit u derguan ne Gjykaten e Athines,e cila vendosi t’i lere ne burg deri ne perfundimin e hetimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA