Francë, 56% e francezëve kundër grevave

23/10/2010 21:55

Aprovimi në Senat mbrëmjen e djeshme të reformës së pensioneve, duket se po ndryshon orientimin e opinionit publik francez.

Deri pak ditë më parë, francezët ishin në mbështetje të protestave ndaj projektit të qeverisë për pensionet, tani 56% e tyre mendon se sindikatat duhet të respektojnë vendimin e parlamentit dhe të përfundojnë protestat.

Sipas një sondazhi të publikuar nga “Le Figaro”, 43% mendojnë se protestat duhet të vazhdojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA