Ersekë, sherr mes të rinjve, plagoset 18 vjecari

23/10/2010 10:15

Një 18 vjecar ka mbetur i plagosur rëndë në Ersekë, pasi është sulmuar dhunshëm nga dy bashkëmoshatarë në një festë ditëlindjeje.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave i riu është goditur me mjete të forta në kokë nga dy djem të tjerë.

Burimet shtojnë se dy të rinjtë agresorë janë arrestuar, ndërkohë që nga hetimet e para ka rezultuar se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ngjarja në fjalë vjen dy ditë pas asaj të ndodhur në një shkollë të Kamzës, ku një nxënës qëlloi me armë ndaj shokëve të klasës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA