
Vendimi i parlamentit me votat e maxhorances së djathte, këtë javë për ndërtimin e parlamentit të ri tek piramida në Tiranë, ishte i papritur dhe një suprizë kontraditore për publikun.
Pasi kjo mazhorance në vitin 2007 ka votuar qe kompleksi i ri parlamentar te ndertohet aty ku ndodhet sot kryesia e kuvendit ose ish-Komiteti Qendror i Partise se Punes. Projekti fitues u perzgjodh pas nje konkursi kombetar te organizuar nga komisioni shteteror qe u krijuar enkas, ku merrnin pjese edhe drejtuesit aktual te maxhorances, kryeministri Berisha dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli.
Ne konkurs moren pjese 108 studio projektimi nga e gjithe bota. Fitues u zgjodh projekti i nje studioje zviceriane.Ky projekt fitues eshte miratuar edhe ne Keshillin e Rregullimit te Bashksie, Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes me kryetar kryeministrin Berisha, ne qeveri dhe parlament, me votat e plota si nga opozita ashtu edhe maxhoranca, perfaqesues te larte te se ciles u treguan mjaft te ngazellyer, per realizmin e tij, si nje dhurate qe do t’u behej shqiptareve me rastin e 100-vjetorit te pavaresise ne vitin 2012.
Perfaqesues te studios fituese thane per Top Channel, se per te arritur deri tek projekti fitues eshte dashur 6 vjet, pasi nisma per nje parlament te ri ishte marre qe ne vitin 2001, ne kohen kur qeverisnin socialistet. Sipas studios fituese gjate ketyre viteve, per te realizuar programin dhe projektin e kompleksit te ri, jane shpenzuar nga buxheti i shtetit rreth 1 milion euro.
Por duket se edhe keto para te taksave pagueseve shqiptare do te shkojne dem, pasi shumica e djathte ka vendosur qe parlamenti i ri te ndertohet tek piramida, duke bere keshtu edhe qe dhe 5 milion euro per shnderrimin e ish-muzeut te diktatorit Hoxha ne Teater Kombetar, si dhe afersisht gjysme milion euro per sallen e re te kuvendit te peruruar pak jave me pare, te shkojne serish dem.
Perfaqesuesit e studios zviceriane thane se projekti i tyre per ndertimin e parlamentit ne ri tek ish-Komiteti Qendror eshte miratuar me vendim parlamenti dhe si i tille nuk mund te ndertohet nje tjeter nese me pare nuk zhbehet projekti ekzistues. Por rreth ketij fakti maxhoranca ka heshtur deri tani.
Top Channel