Asgjësimi i municioneve, teknikë për shmangien e lëkundjeve

23/10/2010 15:40

Drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë kanë mbërritur në Poligonin Ushtarak të Zharrës në Tepelenë, pas ankesave të herëpashershme të banorëve të fshatit Turanë, se nga shpërthimet për asgjësimin e armatimeve janë dëmtuara shtëpite tyre.

Në  poligonin e Zharres asgjësohen cdo ditë rreth 560 copë predha dhe 33 mina për të cilat nevojitet një sasi eksplozivi prej disa tonësh.

Ekspertët ushtarakë kanë vlerësuar se duke rritur numrin e gropave ku demontohen  armatimet dhe ulur sasine e ekplozivit  për secilën vatër e cila ka qenë rreth 200 kg eksploziv situata normlizophet duke hequr cdo shqetesim te banoreve.

Demonstrimi i ditës së sotme i vëzhguar nga shtëpia më pranë poligonit, la të kuptohej se shpërthimet do të jenë më të vogla dhe rreziku për fshatin më i vogël. Skuadra prej 12 specialistësh pritet të vazhdojë punën në këtë vend edhe për 4 muaj të tjerë, ku në total do të asgjësohen rreth 600 ton armatime të amortiyuara që vijnë prej depove të dikurshme të armatimit në Dhëmblan.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA