“Beqja”, PS: Kërkesa e PD u rrëzua

23/10/2010 15:10

Partia Socialiste e cilesoi te rrezuar ne kuvend nismen e shumices per mandatin e deputetit Ilir Beqajt. (UPDATE)

Socialistet ju referuan nje vendimi te tetorit 2009 te Gjykates Kushtetuese, ne rastin e anikimimit te  nje kandidati per Gjykaten e Larte rrezuar me votim nga kuvendi i republikes se Shqiperise jepet interpretimi se vendimi i kuvendit miratohet kur per te kane votuar pro jo me pak se gjysma plus nje e antareve qe jane te pranishem.

Pra duke qene se ne salle ishin te pranishem 140 deputeteve vendimi do te miratohej ne rast se ai do te merrte 71 vota, gje qe nuk ka ndodhur, sepse shumica ka siguruar vetem 70.

“Sipas interpretimit të Kushtetutës që ka bërë Gjykata Kushtetuese, nisma politike personale e çiftit Berisha-Topalli për çështjen Beqaj është rrëzuar. Inkuizicioni politik, hakmarrja e verbër ndaj kundërshtarit të tyre socialist, deputetit të Shkodrës në veçanti dhe gjithë opozitës në përgjithësi, është rrëzuar dhe është nul”, thotë Xhafaj.

Sipas selise roze ku votim eshte tregues i funksionimit antiligjor te shumices aktuale

“Ky votim me parregullsi të evidentuara qartë në sy të publikut, ishte një provë më shumë për raportin e deformuar që Sali Berisha dhe të tijtë kanë me votën e lirë dhe të fshehtë”, tha Xhafaj.

Partia Socialiste shprehur shqetesim edhe per menyren sesi shumica po vepron perballe kandidaturave te presidentit te republikes bamir topi per gjykaten e larte dhe ate kushtetuese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA