Webber, i pari në provat e lira

22/10/2010 15:15

Në sesionin e dytë të provave të lira në pistën e Koresë së Jugut, Webber është më i shpejti me Red Bull.

Piloti australian ka regjistruar kohën më të mirë (1:37:942), duke lënë pas Alonson me Ferrari (1:38:132).

Në vend të tretë Lewis Hamilton me McLaren, i cili regjistroi kohën 1.38:279. Anglezi ishte i pari në sesionin e parë të këtyre provave.

Pas këtyre pilotëve u renditën Robert Kubica (Renault), Jenson Button (McLaren) dhe Felipe Massa (Ferrari). Vetëm i shtati Sebastian Vettel me Red Bull.

Top Channel