Tifozat e Zenitit djegin flamurin shqiptar

22/10/2010 14:30

Skena e djegies së flamurit kombëtar shqiptar përsëritet edhe në Rusi.

Tifozat e Zenitit kanë djegur flamurin gjatë ndeshjes së Europa League kundër Hajduk Split në stadiumin Petrovsky të Shën Peterburg.

Fotoja është publikuar nga Reuters dhe imazhet janë marrë nga ndeshja e luajtur më 21 tetor.

Pak ditë më parë gjatë ndeshjes së kombëtares italiane dhe asaj serbe në Xhenova, ultrasit serbë dogjën flamurin shqiptar dhe krijuan incidente të forta që sollën ndërprerjen e takimit.

Top Channel