SHBA ndihmë për arsimin shqiptar

22/10/2010 16:10

Ambasada amerikane në Shqipëri ka mundësuar financimin për rikonstruksionin e Shkollës së Mesme te Bashkuar “Gjon Prenga” në fshatin Kalivaç të Lezhës.

Ky objekt i ri gëzon të gjithë infrastrukturën për të zhvilluar një proces mësimor brenda të gjitha standarteve. Vlera e investimit financuar nga zyra e SHBA-ve eshte 591 mije dollare. Zevendes shefi i misionit Paul Polites u shpreh se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të financojë në zhvillimin e arsimit ne Shqipëri si dhe në fusha të tjera. Kryetari komunes ka falenderuar diplomatin amerikan per ndihmen e dhene.

Gjithashtu edhe perfaqsuesi i kishes katolike te zones kane falenderuar donatoret dhe kane falenderuar me nje dhurate simbolike. Ne shkollen e mesme “Gjon Prenga” ne Kalivac mesojne rreth 220 nxënes te cilet me kete investim do te kene kushte shume te mira. Investimi i nisur ne vitin 2009 ka konsistar ne rikonstruksionin total ndertimor, pajisjen me banka, sistem e higjienes laboratoret e informatikes etj.

Top Channel