Rooney firmos me Manchester Utd

22/10/2010 14:35

Surprizë nga Manchester: Wayne Rooney ka firmosur një kontratë të re me United deri 2015.

Megjithëse ditët e fundit ishte shfaqur e paevitueshme divorci i mesfushorit anglez me Red Devils, këtë mëngjes klubi ka lajmëruar rinovimin për pesë vite të tjera.

“Ka qenë një javë e vështirë. I kam thënë gjithnjë djalit që dera do të mbetej e hapur për të dhe jam i kënaqur që ka vendosur të qëndrojë”, është shprehur Sir Alex Ferguson, në faqen e klubit.

Top Channel