Raul: Ndihem pesë vjet më i ri

22/10/2010 15:30

Ish-lojtari i Real Madrid, Raul Gonzalez, pohon se ndihet 5 vjet më i ri falë trajnerit të tij tek Schalke 04, Felix Magath.

“Ndihem shumë më i ri, të paktën 5 vjet më i ri. Kjo, sepse me Magath stërvitemi shumë. Mbi të gjitha sepse po luaj më shumë se tek Real Madrid”, shprehet 33 vjeçari.

Raul tregohet shumë i gëzuar për shënimin e golit të 70-të në kupat e Europës, në ndeshjen që Schalke fitoi 3-1 ndaj Hapoel Tel Aviv, duke u bërë kështu lojtari me më shumë gola në kompeticionet europiane.

“Mendoj se është një rekord i rëndësishëm, por lojtarë si Messi apo Cristiano Ronaldo do e thyejnë sepse kanë shumë vite karrierë përpara”, përfundon Raul.

Top Channel