Britani, kërcënime për Rooney nëse lë Utd

22/10/2010 12:20

Tani janë tifozët që kanë thënë fjalën e tyre. Një grup huliganësh të Manchester United janë mbledhur jashtë shtëpisë së Wayne Rooney, duke protestuar kundër vendimit të tij për të lenë Old Trafford.

Janë shprehur kundër tij me thirrje dhe këngë, por sidomos kur kanë ikur, ata kanë lënë pas një pankartë kërcënuese: “Firmos për City dhe je një njeri i vdekur!”.

Të mërkurën Rooney, 24 vjeç, ka konfirmuar largimin duke pohuar se nuk ka marrë garanci mbi të ardhmen e tij në grup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA