Serbia: Italia bën presion për 3-0 në tavolinë

21/10/2010 19:35

Serbia akuzon Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) se po bën “presion” ndaj Uefa-s për të fituar në tavolinë 3-0 ndeshjen Itali-Serbi, të pezulluar për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët serbë.

“Federata Serbe e Futbollit është habitur nga fakti se raporti i inspektorit disiplinor të Uefa-s është bërë publik për mediat, gjë që ndikon në procedimin e drejtë të çështjes” lexohet në një komunikatë.

Më tej shkruhet: “Italianët janë shumë nervozë sepse ka gjithmonë e më shumë prova që tregojnë gabimet që janë bërë në organizimin e ndeshjes nga italianët.”

Top Channel