Galatasaray, Hagi zëvendësuesi i Rijkaard

21/10/2010 15:20

Gheorge Hagi u emërua sot si trajner i ri i Galatasaray duke zëvendësuar hollandezin Rijkaard në krye të ekipit turk.

Kjo do jetë etapa e dytë e ish-lojtarit të Real Madrid dhe Barcelonës si trajner i Galatasaray, pas eksperiencës që pati në sezonin 2004-2005.

Gjithashtu, rumuni ka luajtur me ekipin verdhekuq edhe pesë sezone duke fituar në vitin 2000 Kupën Uefa, arritja më e madhe e futbollit turk në nivel klubesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA