FIFA, ndëshkon korrupsionin

21/10/2010 12:30

Komiteti etik i FIFA-s ka vendosur pezullimin provizor të dy anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të këtij organizmi Amos Adamu dhe Reynald Temarii, të akuzuar për korrupsion, votë në këmbim të parave për organizimin e botërorit 2018.

Dy anëtarët e pezulluar janë nigeriani Adamu, presidenti i Federatës afrikano-perëndimore të futbollit dhe Temarii, presidenti i Confederatës së Oqeanisë. presidenti i Komisioni të Etikës, Sulser ka shpjeguar se ky pezullim është 30 ditor, por që mund të shtyhet edhe për një kohë tjetër të pacaktuar. pak ditë më parë, gazeta angleze publikoi lajmi ku një gazetar amerikan, i prezantuar si biznesmen i ofroi nigerianit Adamu 800.000 euro per të favorizuar Amerikën në garën për botërorin 2018. e njëjta mënyrë sjelljeje është vepruar edhe me anëtarin tjetër të FIFA-s Temarii, por përsa i përket parave ai është justifikuar se ato do të shërbejnë për ndërtimin e një akademie sportive.

Komitetit etik i FIFA-s ka pezulluar për të njëjtat motive edhe 4 funksionarë të tjerë Slim Aloulou, Amadou Diakite, Ahongalu Fusimalohi e Ismael Bhamjee. Vendimi përfundimtar për këto zyrtarë të FIFA-s do të jepet në mbledhjen e ardhshme në muajin nëntor, pasi komisioni i etikës të ketë më shumë informacione dhe prova mbi cështjen e korrupsionit. “Është një ditë e trishtuar kjo për futbollin botëror, ka deklaruar pas këtyre vendimeve presidenti i FIFA-s”, Sepp Blatter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA