Bale: Nuk largohem nga Tottenham

21/10/2010 21:40

Gareth Bale siguron se nuk dëshiron të largohet nga Tottenham pas paraqitjes fantastike që ofroi në San Siro ndaj Interit.

“Dua të vazhdoj të mësoj dhe të rritem tek Tottenham duke luajtur çdo javë”, deklaroi talenti uellsian, i cili shënoi tre gola në humbjen 4-3 që ekipi i tij pësoi ndaj Inter.

“Nuk lexoj se çfarë shkruajnë gazetat për mua, dua të qëndroj me këmbë në tokë dhe nuk kam dijeni për interesimin e klubeve të mëdha për mua”, vazhdon Bale.

“Thjesht dua të përmirësohem duke luajtur me Tottenham”, përfundoi Gareth Bale.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti deklaroi pas ndeshjes Inter – Tottenham se zikaltërit ishin interesuar më parë për uellsianin: “Besoj se tani e kuptoni pse e kemi ndjekur”, u shpreh Moratti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA