Wenger: Nuk dua të blej Rooney

20/10/2010 12:20

Arsene Wenger ka deklaruar se nuk ka ndërmend të bëjë përpjekje për të sjellë tek Arsenal sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.

Pasi Sir Alex Ferguson pranoi dëshirën e sulmuesit anglez për tu larguar nga “Old Trafford”, kanë filluar të qarkullojnë zëra për destinacionin e ardhshëm të Rooney.

Wenger theksoi se dëshiron “të qëndrojë jashtë luftës për blerjen e sulmuesit.”

“Kemi shumë sulmues si Nicklas Bendtner, Theo Walcott, Andrei Arshavin apo Robin van Persie. Nuk jam i interesuar të bëj blerje sepse kam shumë lojtarë”, përfundoi Wenger.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA