Shqipëria e 65-ta në renditjen e FIFA-s

20/10/2010 10:45

Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet e 65-ta në renditjen e FIFA-s për muajin tetor, duke fituar dy pozicione në krahasim me renditjen e muajit shtator.

Spanja dhe Hollanda, finalistet e Botërorit Afrika e Jugut 2010, qëndrojnë në krye të renditjes, me kampionët spanjollë në vend të parë dhe “portokallinjtë” në të dytin.

Brazili rifiton vendin e tretë duke spostuar Gjermaninë një vend më poshtë, ndërsa Kroacia (9) dhe Rusia (10) janë ngjitur në dhjetë të parët falë fitoreve në kualifikueset e Euro 2012.

Në përpunimin e renditjes janë marrë parasysh 156 ndeshje (80 ndeshje kualifikuese dhe 76 ndeshje miqësore).   

Top Channel