Rooney konfirmon largimin nga United

20/10/2010 20:00

Wayne Rooney ka konfirmuar se do të lërë Manchester United. Sulmuesi anglez ka bërë të ditur qëllimet e tij në një komunikatë për mediat.

“Jam takuar me drejtorin e përgjithshëm David Gill javën e shkuar. Nuk më ka dhënë asnjë garanci që kërkoja përreth të ardhmes në skuadër. Kështu që vendosa të mos firmos një tjetër kontratë”, theksoi Rooney.

Fillimisht për largimin e tij kishte njoftuar mediat trajneri Alex Ferguson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA