Rijkaard largohet nga Galatasaray

20/10/2010 13:05

Trajneri Frank Rijkaard dhe Galatasaray kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët për prishjen e kontratës që i lidhte, konfirmon klubi turk.

Ekipi verdhekuq ndodhet i nënti në klasifikim pas tetë ndeshjesh të kampionatit turk, i shkëputur tetë pikë nga vendi i parë që mbahet nga Bursaspor.

Rijkaard u bashkua me klubin e madh turk në vitin 2009, pas largimit nga Barcelona.

Galatasaray ka humbur pesë ndeshjet e fundit të kampionatit duke u zhytur në një krizë të thellë rezultatesh.

Fatih Terim mund të jetë zëvendësuesi i Rijkaard.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA