Përfundon sezoni për Serena Williams
20/10/2010 16:50
Serena Williams, e dëmtuar prej korrikut të shkuar, i ka dhënë fund zyrtarisht sezonit 2010.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë tenistja në faqen e saj të internetit.
“Me shumë keqardhje deklaroj se tërhiqem. E shtyrë nga dëshira ime për t’u kthyer në garë, jam stërvitur shumë fort dhe shumë shpejt, kështu që pësova sërish tërheqje në këmbë”, tha ajo.
“Jam e detyruar t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje tjetër”, është shprehur tenistja.
Top Channel