Liga e Kampioneve, në mbrëmje Inter-Totenhem

20/10/2010 15:10

Inter-Totenhem pritet të jetë ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes në Ligën e Kampioneve, pasi të dyja skuadrat do të kërkojnë vendin e parë në grupin A.

Detyra më e vështirë për londinezët është mbulimi i rreptë i Samuel Eto’o, sulmuesi më në formë për momentin te kampionët italian pasi ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje.

Trajneri i Tottenhem, Herri Rednep, ka pohuar se kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e këtyre skuadrave në aktivitetin më të rëndësishëm evropian për klube.

“Mezi po pres që të luhet kjo ndeshje sepse është shumë e rëndësishme. E dimë që do të jetë një test i vështirë, por kemi në përbërje futbollistë cilësorë dhe e dimë që mund të bëjmë një ndeshje shumë të mirë”, është shprehur Rednep, i cili është optimist edhe pse në këtë sfidë nuk do të ketë në dispozicion Rafael Van Der Vaart i pezulluar dhe mbrojtësin Ledli King të dëmtuar.

Ndërkohë trajneri i Interit, Rafa Benitez ka theksuar se kundërshtari nuk është një ekip shumë i lehtë për t’u mundur.

“Tottenham ka energjinë dhe kualitetin e duhur”, ka pohuar spanjolli.

“Sot nuk është detyrim të kesh eksperiencë në Ligën e Kampioneve, pasi i ke të gjitha mundësitë të përgatisësh ndeshjen në mënyrën më të mirë. Diferencën e bëjnë padyshim lojtarët në fushë”, ka përfunduar Benitez.

Një lajm i mirë vjen edhe nga infermieria interiste, rikthehen në këtë sfidë nga dëmtimet, Pandev Cambiaso dhe Tiago Mota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA