Kore, Alonso: Pista? Përshtypje të mira

20/10/2010 14:10

“Përshtypja e parë që më la pista e Koresë është e mirë. Cirkuiti korrespondon me atë që kemi provuar në simulator javët e shkuara”, deklaron piloti i Ferrarit, Fernando Alonso.

“Më duket një pistë shumë interesante dhe argëtuese”, shton Alonso në lidhje me pistën e Yeongam ku të dielën do të zhvillohet Cmimi i Madh i Koresë së Jugut.

“Kjo pistë ngjan me Bahreinin në sektorin e parë të saj, me Turqinë në sektorin e dytë dhe me pistën e Abu Dhabi në sektorin e tretë”, tregon Alonso.

Në përfundim, piloti spanjoll theksoi se mbeti i kënaqur nga fitorja e skuadrës së tij të zemrës, Real Madrid, ndaj Milanit në Ligën e Kampioneve: “E pashë ndeshjen dhe 2-0 ndaj Milanit është një rezultat shumë i  kënaqshëm.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA