Juventus, Maxi Lopez në janar
20/10/2010 10:10
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Marotta, kërkon ta huazojë argjentinasin në janar dhe më pas të vendosë për blerjen.
Juventus është e shqetësuar për formën e Amauri dhe për dëmtimet e shpeshta të Iaquinta.
Shoqëria bardhezi ka vendosur të hyjë në merkaton e janarit. Përveç se në mbrojtje, duket se Juventusi ka nevojë dhe për një sulmues qendre.
Maxi Lopez është emri i fundit në listën e Marotta-s. Emrat e tjerë janë Benzema e Cassano.
Përsa i përket mbrojtjes, trajneri bardhezi Del Neri do të donte lacialin Lichtsteiner, por Lazio kërkon të paktën 10 milionë euro. Juventus nga ana e saj propozon një shkëmbim me Grygera-n.
Vështirë që ky opsion të pranohet nga presidenti i Lazio-s Lotito.
Top Channel