Ivani i tmerrshëm: Nuk jam paguar nga askush

20/10/2010 14:45

Nuk kam marrë para nga askush për atë që bëra në stadiumin e Xhenovas në Itali, nuk njoh mafiozë apo narkotrafikantë.

Kështu deklaron Ivan Bogdanov, nga qelia përmes avokatit të tij mbrojtës për gazetën ‘Vecernje Novosti’.

“Nëse do të kisha marrë 200 mijë euro, sic thuhet nuk do të kisha udhëtuar me autobus dhe të kisha fjetur në hotel modest. Jam vetëm një tifoz i Yllit të Kuq dhe nuk jam marionetë e askujt. Mendoj se në Itali mund të kem dënim më të lehtë se në Serbi”, tha Bogdanov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA