Wollfarth takohet me Metën

19/10/2010 08:35

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, u bën apel partive politike të nisin sa më parë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke iu përmbajtur rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Ndërsa u ka bërë apel partive politike të përdorin mekanizmat institucionale në dispozicion, për të miratuar reformën zgjedhore, ambasadori Wollfarth theksoi se zgjedhjet lokale do të jenë një shënues kyç i procesit në vijimësi të reformave në vend.

“Tani që më pak se shtatë muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, nevoja urgjente për përgatitje të hershme administrative, sipas rekomandimeve të fundit të OSBE/ODIHR-it, është më e madhe se kurrë. Të gjitha palët politike i kuptojnë detyrat e tyre për të vepruar në interesin kombëtar”, u shpreh zoti Wollfarth.

Deklarata e tij erdhi gjatë një takimi me zv.kryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta, ku ambasadori Wollfarth theksoi se “pret me kënaqësi të punojë me qeverinë, në frymën e vazhdueshme të vullnetit të mirë, partneritetit dhe mirëbesimit”.

Ai premtoi se Prezenca do të vazhdojë t’i përqendrojë burimet e saj në zbatimin e projekteve të mëdha të drejtuara nga rezultatet, duke marrë parasysh përparësitë e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA