Tiranë, banorët e Unazës së Re sërish në protestë

19/10/2010 00:55

Banorët e Unazës së Re në Tiranë kanë protestuar sërish pasditen e së hënës për mungesën e ujit të pijshëm.

Banorët marshuan drejt rrugës kryesore për më shumë se një orë, duke hedhur parrulla për mungesën e ujit. Banorët e kësaj zone janë në ditën e katërt të protestës dhe shprehen se do ta vazhdojnë këtë protestë çdo ditë deri në zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë.

Edhe gjatë protestës së të hënës, forca të shumta policore i kanë ndalur protestuesit të mos bllokojnë rrugën kryesore tek Unaza e Re. Kordoni i sigurise se protestes perbehej nga forca te shumta policie.

Protestës i është bashkangjitur edhe deputeti i zonës, Sajmir Tahiri i Partisë Socialiste i cili sërish kërkoi zgjidhjen e problemit për këta banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA