Shqiptarët: Nuk jemi gati për në BE

19/10/2010 08:45

Shumica e shqiptarëve mendojnë se ende vendi nuk është gati të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

Në një sondazh të zhvilluar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare gjatë vitit 2010, theksohet se 36% e shqiptarëve besojnë se vendi është gati të anëtarësohet në BE, por 50% e të anketuarve mendojnë se vendi nuk është ende gati.

Shifrat e vitit të kaluar ishin përkatësisht 32.9% dhe 47.9%. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i të anketuarve që janë të pasigurt për aftësitë e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE mbetet pothuajse në të njëjtin nivel.

Në vitin 2009, dy kategoritë “nuk e di” dhe “pa përgjigje” ishin përkatësisht 8.2% dhe 11%. Nga ana tjetër, shqiptarët mbeten entuziastë të integrimit në Europë.

Sondazhi i kryer së fundmi nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare pasqyron edhe një herë realitetin europian në Shqipërisë, të perceptuar si e vetmja perspektivë e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA