Rikthehet Liga e Kampioneve

19/10/2010 12:25

Derbi i Europës Real Madrid – Milan rikthen këtë mbrëmje emocionet e Ligës së Kampioneve, ku do të luhen ndeshjet e treta në grupe.

Në sfidën e madhe të Santiago Bernabeut ku do të përballen dy skuadrat që e kanë fituar më shumë këtë trofe, rezultati nuk mund të parashikohet asnjëherë por një gjë është e sigurtë, spektakli nuk do të mungojë. Pas ikjes nga Interi, për Jose Mourinho kjo do të jetë hera e parë që do të ndeshet me Milanin, skuadër me të cilën sezonin e kaluar i fitoi të dyja derbet në Itali.

Nga ana tjetër Milani i cili ndodhet në vendin e 2 do të kërkojë të përsërisë suksesin e vitit të kaluar ku fitoi në Bernabeu, për të marrë fitoren dhe njëkohësisht kreun e grupi D. Luajmë kundër një skuadre dhe jo kundër një lojtari ka pohuar në konferencën për shtyp Mourinho. Ibrahimovicin e njoh une dhe jo Spanja. Kur është në ditë të mirë ai mund të bëjë diferencën, ka theksuar portugezi, për të cilin shqetësimi për këtë ndeshje nuk është mënyra e lojës së Milanit, por aktivizimi ose jo i Inzagit.

Nga ana tjetër trajneri i Milanit, Allegri ka kërkuar nga lojtarët e tij përqendrim maksimal dhe sakrificë. Duhet të bëjnë një ndeshje perfekte nga ana taktike dhe mundësisht të mos gabojmë, ka pohuar allegri.

Real – Milan nuk do të jetë një sfidë mes meje dhe Mourinhos, por një përballje mes dy skuadrave që kanë në përbërje lojtarë të mëdhenj. Jam i bindur që do të jetë një ndeshje e bukur dhe spektakolare, ka përfunduar Allegri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA