Riciklimi, biznesi: Në Shqiperi nuk grumbullohen

19/10/2010 15:30

Në Shqipëri prodhohen cdo vit rreth 850 mijë tonë mbetje dhe të paktën 40 % e tyre janë të riciklueshme.

Atehere perse eshte e domosdoshme qe ne te importojme mbetje, qe per shoqerite e riciklimit jane lenda e pare?

Kreret e Shoqatës së Ricikluesve kane sqaruar se baza ligjore qe detyron ndertimin e infrastruktures per menaxhimin e mbetjeve urbane nuk eshte ende gati dhe ka nje pengese nga pushteti qendror dhe vendor.

70 % te  mbetjeve,  shoqerite e riciklimit e kane importuar nga jashte qe prej vitit 2004 dhe deri me sot. Lista e gjelbert e miratuar nga Keshilli i Ministrave pak dite me pare, ka saktesuar se do te lejohet importi i 11 mbetjeve qe per keto bizenese jane lenda e pare per prodhim.

Shqiperia renditet nje nder vendet me ndotjen me te larte te ajrit ne Europe dhe nje nder vendet ku menaxhimi i mbetjeve eshte probleme kryesor.  Ne Shqiperi mbetet nuk diferencohen sipas perberjes, duke u bere pengese per perdorimin e tyre si lende e pare per fabrikat e riciklimit.

Nderkohe qe ne pjesen me te madhe te territorit te vendit mbetet nuk grumbullohen fare por hidhen pergjate shtreterve te perrenjve e lumejve duke prodhuar nje situate mjedisore dramatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA