Nënë Tereza bashkon Topin, Berishën e Ramën

19/10/2010 15:00

Nënë Tereza dhe Udha e Paqes kanë bërë bashkë pas shumë kohësh kreun e shtetit Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e Partisë Socialiste e njëkohësisht bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Edhe pse ishte nje shtrengim i ftohte duarsh, te pakten ne Diten e Lumturimit te Nene Terezes politika ishte bashke. Per te nderuar gruan e madhe humaniste Nene Tereza, nje rruge ne parkun e Liqenit ne Tirane  ka marre emrin Udha e Paqes dhe mbi te jane vendosur 28 emra te presidenteve te vendeve te ndryshme te botes.

Ne krye te saj do te qendroje emri i presidentit shqiptar, pllaka e cila eshte vendosur nga vete zoti Topi.

“Jemi këtu për t’i hapur udhë një projekti nën kujdesin e Presidentit të Republikës, të cilin bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me pelegrinët e paqes, është e privilegjuar për ta cuar përpara”, tha Rama.

Ne fjalen e tij presidenti i Republikes i ngarkoi politike barren e ruajtjes se paqes qe mesohet nga feja dhe shkolla

“Paqja sociale ruhet e konsolidohet. Dhe kjo është detyra themelore e një shteti demokratik dhe institucioneve të tij. Duhet të jetë gjithashtu objektiv parësor i politikës, si fuqi lëndore e demokracisë. Për ta ruajtur e për ta përsosur atë më tej, në përputhje me standardet evropiane, duhet angazhim i thellë i të gjithëve. Në këtë ditë ky përvjetor, ne bijve, vëllezërve dhe motrave të një gjaku me Nënë Terezën na flet shumë, sepse ne kemi jo vetëm nevojë, por edhe detyrë morale ta ndiejmë më thellë zërin e saj, doktrinën e saj në shërbim të humanizmit, paqes, mirësisë e progresit shoqëror. Në këtë ditë të gjithë ne shprehim besimin dhe urimin që Nënë Tereza të shpallet shenjtore sa më shpejt”, tha Topi.

Projekti Udha e Paqes u inciua nga bashkia e Tiranes dhe fondacioni “Rruga e Paqes”, kryetarja e se ciles Merita Profka, u nda tragjikisht nga jeta vetem pak muaj me pare.

Per nder te lumturimit te Nene Terezes kane vijuar aktivitete te shumta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA