Një delegacion me 12 veta nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës u pritën me ceremoni në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Pas takimeve, ministri Mujota tregoi se të martën paradite, në Prishtinë nuk kishin ende as idenë më të vogël se si do të veprohej pas largimit të LDK-së nga qeveria: qeveria do të mbeste në pushtet si qeveri pakice deri në datën e zgjedhjeve të parakohshme më 13 shkurt, apo do të mbaheshin zgjedhje të jashtëzakonshme, duke e afruar datën?
“Nuk do te krijohet asnje vacuum institucional, por cdo gje do te jete sipas rregullave ligjore”, tha Mujota.
Ministrat folën për të rritur bashkëpunimin konkret, sidomos në çështjet e krizave dhe të emergjencave. Si p.sh ndihma që Forcat e Armatosura të Kosovës dhanë një vit më parë gjatë përmbytjeve në veri në Shqipëri. Por në cdo rast, një stërvitje e tillë e përbashkët, u la për t’u zhvilluar vitin e ardhshëm.
“Mendojmë që vitin e ardhshëm, të paktën politikisht kemi rënë dakord, sigurisht mbetet për t’u materializuar që të organizojmë edhe një stërvitje të përbashkët në fushën e emergjencave civile, ndërmjet FSK-së dhe Forcës së Armatosur së Republikës së Shqipërisë”, tha Imami.
Top Channel