Milan, Abbiati K.O.

19/10/2010 15:50

Portieri titular i Milan, Christian Abbiati, nuk do të jetë në fushë në ndeshjen e sotme ndaj Real Madrid.

Portieri ka probleme në kofshën e djathtë dhe do t’i lërë vendin mes shtyllave Marco Amelias, i cili do debutojë me Milanin pikërisht kundër ekipit spanjoll.

Ndërkohë, Thiago Silva i dëmtuar ndaj Chievo-s është ende në dyshim. Galliani deklaroi ditën e djeshme se “vështirë se mund të jetë në fushë.”

Në këtë rast, do të jetë Daniele Bonera zëvendësuesi i tij në qendër të mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA