Messi: Tek Barcelona përjetë

19/10/2010 18:05

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, deklaron në prag të sfidës së Ligës së Kampioneve ndaj Copenhague: “Falenderoj Moratti-n për fjalët e mira që ka thënë për mua, por Barça është shtëpia ime dhe shpresoj të qëndroj gjithmonë në Spanjë.”

Përsa i përket “thatësirës” së golave që po përjeton Barcelona, Messi u shpreh: “Po krijojmë shumë raste për gol por nuk po finalizojmë. Duhet të vazhdojmë të luajmë si gjithmonë sepse golat do vijnë.”

Në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Copenhague argjentinasi deklaroi: “Do jetë e vështirë të mundim kampionët e Danimarkës. Kanë fituar dy ndeshjet e para në grup dhe mos harrojmë që janë në vendin e parë tani për tani.”

Top Channel