Massa: Dua të jem mes pesë të parëve
19/10/2010 15:30
Piloti brazilian i Ferrarit, Felipe Massa, kërkon që në Cmimin e Madh të Koresë së Jugut të jetë mes pesë të parëve për të ndihmuar në këtë mënyrë shokun e skuadrës, Fernando Alonso dhe skuderinë e tij për të fituar titujt për pilotë dhe konstruktorë.
“Objektivat e mi për këtë fundjavë janë, së pari, të bëj një kohë të mirë të shtunën në klasifikim dhe më pas të luftoj midis pesë të parëve gjatë garës. Kështu mund të ndihmoj Ferrarin dhe Alonson që të arrijnë objektivat e tyre”, deklaroi Massa.
Massa pranon superioritetin e makinave Red Bull, por thekson se dhe Ferrari po “tregohet kompetitive pothuajse në të gjitha pistat” dhe se nuk ka arsye që në cirkuitin aziatik të ndodhë ndryshe.
Top Channel