Itali, bllokohen mbeturinat speciale

19/10/2010 11:50

Një ngarkese me mbeturinat speciale që po transportohej për në Shqipëri është bllokuar në portin italian të Barit.

Ngarkesa përbëhej nga mbeturinat e 92 lavatriceve, 68 frigoriferëve dhe pjesëve të tjera të këmbimit, të gjitha të fshehura në një kamion.

Sipas legjislacionit italian këto materiale duhet të grumbullohen në pika speciale dhe konsiderohen si mbeturina.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këto pajisje po silleshin në Shqipëri për t’u shitur. Në pranga ka rënë transportuesi i mallit, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të mbeturinave speciale dhe shkelje të normave të mjedisit.

Top Channel